Aksident në Tearcë, vjedhje ne Nerasht
I befasuar nga kjo rrjedhojë e ngjarjeve plaçkitësi në fillim është kërcënuar, kurse më pas u ka shpjeguar se nuk ka ardhur që ti lëndojë por ti mbrojë nga vjedhësit tjerë që kanë planifikuar ti sulmojnë.Me shpejtësi ka arritur të ik nga shtëpia por për një kohë të shkurtë është kapur nga policia”, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë
Katër persona kanë marrë lëndime gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën rregjionale Tetovë-Jazhincë në hyrje të fshatit Tearcë, gjegjësisht në afërsi të ish – stacionit policor në këtë fshat. Aksidenti ka ndodhur kur vetura e tipit “Seat Kordoba” me targa të Shkupit e drejtuar nga Sh. S (61) nga fshati Sllatinë dhe një traktori pa targa I drejtuar nga Q.S (42) nga fshati Nerasht. Policia e Tetovës ka bërë të ditur se drejtuesit e dy makinave kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë janë lëshuar për kurim shtëpiak. Bashkëudhëtarët në veturë dhe në traktor H.J (54) nga Dobroshti dhe LL.M (58) nga Nerashti kanë përfunduar me thyerje në duar dhe janë mbjatur për shërim të mëtejshëm në Spitalin Klinik të Tetovës. Policia ka bërë të ditur se ka dalur në vendngjarje dhe zhvillon hetimet rreth këtij aksidenti. Policia njofton për një tenim vjedhje në fshatin Nerashtë. Sipas policisë, burrë e grua kanë kapur hajnin që tentoi të grabiste në një shtëpi në fshatin Nerasht. Kështu ka bërë të ditur Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, i cili njoftoi se 43 vjeçari Z.F nga fshati Nerashtë, ka kryer plaçkitje në shtëpinë e bashkëfshatarit të tij F.E (40). “Ai me forcë ka hapur derën hyrëse të shtëpisë prej alumini dhe nga njëra dhomë në katin përdhesë ka marrë një çantë për femra. Prej aty, ka hyrë në dhomën e ndenjës, ku kanë fjetur F.E bashkëshortja e tij dhe fëmija i vogël. Që të dy kanë këmbyer disa grushta, pas çka F.E i ka marrë sëpatën e vogël që e ka pas në dorë hajni kurse bashkëshortja ka arritur që t`ia nxjerr maskën prej fytyre. I befasuar nga kjo rrjedhojë e ngjarjeve plaçkitësi në fillim është kërcënuar, kurse më pas u ka shpjeguar se nuk ka ardhur që ti lëndojë por ti mbrojë nga vjedhësit tjerë që kanë planifikuar ti sulmojnë.Me shpejtësi ka arritur të ik nga shtëpia por për një kohë të shkurtë është kapur nga policia”, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Policia njoftoi se janë bërë hetime, marrë sende për analizë kurse ndaj personit do të inicohet padi adekuate penale.