Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Rrahje masive në qendër të Nerashtit

Incidenti ka ndodhur të mërkurën mbrëma rreth orës 20 e 30 minuta, para një internet kafe në këtë fshat ku kanë marrë pjes dy grupe banorë të këtij fshati. Sipas Policisë së Tetovës, gjatë rrahjes grupet kanë përdorur sende të ndryshme, shkopinj gome, boksa metali etj

Rahje masive e të dy grupeve në fshatin Nerasht, komuna e Tearcës. Incidenti ka ndodhur të mërkurën mbrëma rreth orës 20 e 30 minuta, para një internet kafe në këtë fshat ku kanë marrë pjes dy grupe banorë të këtij fshati. Sipas Policisë së Tetovës, gjatë rrahjes grupet kanë përdorur sende të ndryshme, shkopinj gome, boksa metali etj.

“Para objektit të internet kafes në qendër të fshatit në rrahje kanë marrë pjesë, N.R (40), A.R (19) nga njëra anë dhe nga grupa tjetër F.A (29) dhe disa persona tjerë identiteti I të cilëve ende nuk dihet. Të dy grupet fizikisht janë përleshur edhe para dhjetë ditëve për shkak të disa mosmarrëveshjeve në lidhje me një nga familjarët e pjesëmarrësve në rrahjen e së mërkurës.

Gjatë rrahjes lëndime kanë marrë (N.R), (A.F), (A.R) dhe (F.A), ndërsa më keq ka kaluar (A.R) I cili është mbajtur për kurim të mëtejshme në Spitalin Klinik të Tetovës”, bëri të ditur policia e Tetovës.

Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për hakmarrje pasi që dhjetë ditë më parë një nga të afërmit e grupit të parë është rahur nga grupi i dytë, ndërsa motivet kanë qenë banale.Policia ka dalur në vendin e ngjarjes ndërsa nga (N.R) është marrë një thikë. SPB-ja e Tetovës, ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe më pas do të ketë edhe padi adekuate.