Ujësjellësi jofunksional – Komuna ka bërë ndërprerje të jashtëligjshme!
Komuna e Tearcës e ka ndërprerë ujin e Nerashtit të po kësaj komune në mënyrë të jashtëligjshme. Tashmë më shumë se 5 mijë banorë të këtij fshati e pinë ujin e vjetër, absolutisht i papijshëm, ngase ndërprerja e ujit të ri, për të cilin janë harxhuar mijëra euro dhe i cili Nerashtit i ka kushtuar shkatërrim i plotë i rrugëve të fshatit, është bërë plotësisht jashtë çdo rregulle ligjore.
Tashmë nëpër fshat qarkullojnë zërat se EVN-ja e ka ndërprerë ujin shkaku i faturave të papaguara, një gjë e këtillë është absolutisht e pavërtetë. Mënyra e ndërprerjes është në kundërshtim me Ligjin me furnizim me ujë të pijshëm, Neni 33, Pika 1 (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 68/04,28/06, 103/06, 17/11, 54/11 dhe 163/13. Pra, ndërprerja është bërë pa vërejtje paraprake.
Problem tjetër është edhe sasia e parave të caktuara për pagesë, e cila është venduar pa asnjë standard, pa matës, në një projekt të dështuar ku vetëm 25% e fshatit furnizohet me ujë, ndërkaq Komuna e Tearcës me gojën plot e ka cilësuar këtë projekt si TË SUKSESSHËM.
A nuk ishte kjo një tentim per vjedhje, ama me ligj?
Tashmë dihet se lëshimi i ujit të Ri në fshat për më shumë banorë, respektivisht madje edhe për më pak se gjysmën e fshatit (sepse vetëm 25% e fshatit u furnizua atë pak kohë me ujin e ri), i kushton shtrenjtë NERASHTIT, sepse sistemi është i tillë që nuk lejon furnizimin për më shumë banorë. Pra, nëse lëshohet më shumë ujë, ka rrezik për plasjen e gypave të venduar gjatë këtij projekti, të cilët u vunë e u hoqën më shumë se një herë, e që së paku 1 herë dështuan vetëm gjatë provës.
Dikush po mundohet të na mashtrojë në sy, po NE, që i helmuam fëmijët me ujin E AFRIKËS në mes të SHARRIT, a do të heshtim ende?