Përfundon projekti i rezervuarit në lagjen shulke, detaje që i’a vlen të përmenden …
Ky projekt ka filluar para 9 muajsh dhe sot (24/04/2017) është bërë hapja solemne. Tanimë lagjia shulke ka një rezervuar të vetin me standarde europiane ku për një periudhë afatgjate është siguruar furnizimi me ujë të pijshëm për banorët.
Projekti përafërsisht ka kushtuar rreth ~80.000 euro, investimin e ka bërë familja Alili në krye me Jusuf Alilin kurse kontribut të jashëzakonshëm ka dhënë edhe Qamil Qamili (Mësuesi Qamil) i cili ka lëshuar tokën ku është ndërtuar rezervuari pa para. Përfundimi i këtij projekti me sukses tregon se me vet-iniciativë dhe vet-financim në fshat mund të bëhen shumë punë, pa marrë parasysh se jemi në majën e krizëz politike.
Ky rezervuar do të ketë kujdestarin e vet të cilin do ta caktojë këshili, i cili do të kujdeset për mirëmbajen gjatë gjithë kohës. Prej muajit Korik, banorët e lagjes shulke do të duhet të paguajnë një shumë prej 150 deri 200 denarësh në muaj ku do të mbulohen të gjitha harxhimet për mirmbajtjen.