-Projekti i riparimit dhe rregullimit të fshatit vazhdon. Intervenimi i radhës vetëm se ka filluar.Pra me 02.11.2020 (E hënë) fillo ndërtimi i murit rreth projt (lumit) të LALËS në pjesën e epërme të fshatit,në rrugën që lidhë Shulken dhe Reçen. -Në këtë projekt ka një bashkpunim mes Bashkësisë Lokale dhe Komunës së Tearcës,ku gjysma e projektit financohet nga ana e Komunës së Tearcës. -Fjalë të shenjta:”Qëndroni të bashkuar,uniteti është obligim për ju,jeni të sigurtë aty qëndron suksesi”!.
Duam pastërti! Kur ne rindërtojmë bashkë, dikush shkatëron! -Problemi i mjedisit është një nga problemet më serioze të njeriut të sotëm. Ky problem nuk na kërcënon vetëm neve, por gjithë botën edhe brezat e ardhshëm dhe të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm. -Mbrojtja, ruajtja dhe përgjegjësia për mjedisin, janë ndër detyrat e para të njeriut, të konfirmuara nga Zoti dhe librat e shenjta. Mjedisi i pastër dhe i shëndetshëm është kusht për mbijetesën e njerëzve, bimëve dhe kafshëve. -Athua kaq pandjena jemi,athua s’kemi turp,athua skemi zemër, athua jemi kaq shpirtëprishur ,athua athua athua……..! -Skaluan as tre ditë nga aktiviteti ekologjik në këtë rrugë ,e sot kështu duket,#MËKAT. -Fjalë të shenjta:”Ai person që dëmton ambientin, Zoti do ta dëmtojë në shpirtin(zemrën) e tijë”. Fjalë të çmuara:”Nëse s’ke turp,bër ç’farë të duash”. -Ai që bëri këtë nuk duhet ta veproje më,ai që bër këtë duhet ta pastroje ,ai që do vazhdoje ta bëje nuk do jet i dashur në mesin e qytetarëve të fshatit! Fshati jonë se meriton këtë,këtij fshati nuk i ngjan kjo….#TURP.
Me 02.11.2019 nga qytetarët e F. Nerasht në mbledhjen e hapur, të mbajtur në lokalet e shkollës, pas shumë vitesh u aktivizuar me aktivitet të plotë bashkësia lokale dhe u zgjodhën anëtarët e këshillit të së njejtës.
Me vota te hapura dhe mënyrë transparente, këshilli si kryetarë zgjodhi Seat Ismailin.
Çdo obligim ka edhe përgjegjësi, ne jemi të vetëdijshëm për përgjësinë që kemi.
ezoni mbarroj, kupa u fitua dhe i gjithe fshati u gezua.Keta djelmosha qe i shihni ne foto jane ata qe dje i dhane feste fshatit, jane ata te cilet i dhane titullin KAMPION fshatit.Na keni bere krenare, puna juaj e palodhshme dje u kurorezua, andaj ne emer te kryesise se klubit, trajnerit dhe gjithe stafit te klubit desha te ju falenderoj per cdo pike djerse qe keni derdhur dhe kupen e Kampionit na e sollet ne Nerasht.Ju falenderoj per mundin qe keni dhene, per shpirtin luftarak qe keni treguar dhe per edukaten sportive te deshmuar gjate gjithe kampionatit.Ju meritoni shume, andaj shpresoj qe perkrahja qe kemi patur nga i gjithe fshati nuk do mungoj edhe ne te ardhmen.
Disa fjale edhe per publikun, bashkfshataret tane,te cilet dje i madh e i vogel ishin ne stadium ne numer te madh.Keni qene me ne ne vazhdimesi te kampionatit na keni dhene perkrahje ne cdo sekond te luajtur andaj jemi shume mirenjohes dhe nga thellesia e zemres ju themi sot Faleminderit.
Faleminderit bashkfshatareve tane gjithashtu edhe per ndihmen financiare qe i ofruan klubit.Kur ne si kryesi kerkuam ndihme, ju nuk nguruat aspak na dolet krahe, na mbeshtetet dhe sot festojme te gjithe bashke.Pa ju kjo feste nuk do ishte e mundshme andaj faleminderit edhe njehere nga zemra.Shpresojme te jeni prane nesh edhe ne sfidat tjera qe na presin.
Faleminderit trajnereve dhe gjithe stafit te cilet morren persiper te udheheqin me klubin aty ku eshte lufta pra ne fushe.
Besoj se ne pergjithesi nje cope falenderimi ka arritur te cdokush, kjo ishte nje lloj permbledhje e gjithe kampionatit, disa fjale te cilat dolen nga brendia e zemres.
Vazhdojme ende me te forte
P.S. Jo rastesisht zgjodha kete foto pasi mendoj se ka merituar epitetin Foto e Dites ?
#FORCANERASHTI
#FORCAKAMPIONA https://www.facebook.com/lfktetova/videos/1398407120218412/
Ky projekt ka filluar para 9 muajsh dhe sot (24/04/2017) është bërë hapja solemne. Tanimë lagjia shulke ka një rezervuar të vetin me standarde europiane ku për një periudhë afatgjate është siguruar furnizimi me ujë të pijshëm për banorët.
Projekti përafërsisht ka kushtuar rreth ~80.000 euro, investimin e ka bërë familja Alili në krye me Jusuf Alilin kurse kontribut të jashëzakonshëm ka dhënë edhe Qamil Qamili (Mësuesi Qamil) i cili ka lëshuar tokën ku është ndërtuar rezervuari pa para. Përfundimi i këtij projekti me sukses tregon se me vet-iniciativë dhe vet-financim në fshat mund të bëhen shumë punë, pa marrë parasysh se jemi në majën e krizëz politike.
Ky rezervuar do të ketë kujdestarin e vet të cilin do ta caktojë këshili, i cili do të kujdeset për mirëmbajen gjatë gjithë kohës. Prej muajit Korik, banorët e lagjes shulke do të duhet të paguajnë një shumë prej 150 deri 200 denarësh në muaj ku do të mbulohen të gjitha harxhimet për mirmbajtjen.
Nerashtasit në Danimarkë si çdo të shtunë takohen në klubin e tyre në Ballerup, sonte para zgjedhejve, ata kanë lëshuar në Facebook mesazhin ku përkrahin unanimisht Amir Elezin për deputet dhe Lëvizjen BESA në Nerasht.
Një grup i të rinjëve gjatë gjithë fushatës kanë bërë aktivitete dhe apel nëpër klubet e fshatrave tjera së komunës Tearcës në Danimarkë që familjarët e tyre të përkrahin Amirin dhe Lëvizjen BESA në njësinë zgjedhore 6.
“Ju bëjmë thirrje familjarëve në vendlindje që unanimisht të perkrahet Dr. AMIR ELEZI – Levizja BESA. Suksese Amirit.” thonë nga klubi.
Mbështetja nga Danimarka nuk mungon edhe fizikisht, një autobus ka nisë nga Danimarka dhe arrinë nesër në Nerasht ora 10 në mëngjes.
Kurrë në historinë politike të Nerashtit nuk ka ndodhur që një parti të grisë dhe të vandalizojë me fletushkat dhe reklamat e një partie tjetër. Kjo ka ndodhur dje dhe është turp dhe ditë zie për Nerashtin! Mbushuni mend o njerëz, nuk jemi në vitin 2001 por 2016. Zgjedhjet vijnë e shkojnë, fytyrat e nxirra nuk zbardhen më! Ju lutemi, evitoni çdo provokim edhe konflikt verbal ose fizik, Nerashti nuk duhet të bjerë viktimë e këtyre provokimeve.