Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Shëndeti

Përfundon projekti i rezervuarit në lagjen shulke, detaje që i’a vlen të përmenden …

Ky projekt ka filluar para 9 muajsh dhe sot (24/04/2017) është bërë hapja solemne. Tanimë lagjia shulke ka një rezervuar të vetin me standarde europiane ku për një periudhë afatgjate është siguruar furnizimi me ujë të pijshëm për banorët.

Projekti përafërsisht ka kushtuar rreth ~80.000 euro, investimin e ka bërë familja Alili në krye me Jusuf Alilin kurse kontribut të jashëzakonshëm ka dhënë edhe Qamil Qamili (Mësuesi Qamil) i cili ka lëshuar tokën ku është ndërtuar rezervuari pa para. Përfundimi i këtij projekti me sukses tregon se me vet-iniciativë dhe vet-financim në fshat mund të bëhen shumë punë, pa marrë parasysh se jemi në majën e krizëz politike.

Ky rezervuar do të ketë kujdestarin e vet të cilin do ta caktojë këshili, i cili do të kujdeset për mirëmbajen gjatë gjithë kohës. Prej muajit Korik, banorët e lagjes shulke do të duhet të paguajnë një shumë prej 150 deri 200 denarësh në muaj ku do të mbulohen të gjitha harxhimet për mirmbajtjen.

Ujësjellësi jofunksional – Komuna ka bërë ndërprerje të jashtëligjshme!

Komuna e Tearcës e ka ndërprerë ujin e Nerashtit të po kësaj komune në mënyrë të jashtëligjshme. Tashmë më shumë se 5 mijë banorë të këtij fshati e pinë ujin e vjetër, absolutisht i papijshëm, ngase ndërprerja e ujit të ri, për të cilin janë harxhuar mijëra euro dhe i cili Nerashtit i ka kushtuar shkatërrim i plotë i rrugëve të fshatit, është bërë plotësisht jashtë çdo rregulle ligjore.

Tashmë nëpër fshat qarkullojnë zërat se EVN-ja e ka ndërprerë ujin shkaku i faturave të papaguara, një gjë e këtillë është absolutisht e pavërtetë. Mënyra e ndërprerjes është në kundërshtim me Ligjin me furnizim me ujë të pijshëm, Neni 33, Pika 1 (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 68/04,28/06, 103/06, 17/11, 54/11 dhe 163/13. Pra, ndërprerja është bërë pa vërejtje paraprake.

Problem tjetër është edhe sasia e parave të caktuara për pagesë, e cila është venduar pa asnjë standard, pa matës, në një projekt të dështuar ku vetëm 25% e fshatit furnizohet me ujë, ndërkaq Komuna e Tearcës me gojën plot e ka cilësuar këtë projekt si TË SUKSESSHËM.

A nuk ishte kjo një tentim per vjedhje, ama me ligj?

Tashmë dihet se lëshimi i ujit të Ri në fshat për më shumë banorë, respektivisht madje edhe për më pak se gjysmën e fshatit (sepse vetëm 25% e fshatit u furnizua atë pak kohë me ujin e ri), i kushton shtrenjtë NERASHTIT, sepse sistemi është i tillë që nuk lejon furnizimin për më shumë banorë. Pra, nëse lëshohet më shumë ujë, ka rrezik për plasjen e gypave të venduar gjatë këtij projekti, të cilët u vunë e u hoqën më shumë se një herë, e që së paku 1 herë dështuan vetëm gjatë provës.
Dikush po mundohet të na mashtrojë në sy, po NE, që i helmuam fëmijët me ujin E AFRIKËS në mes të SHARRIT, a do të heshtim ende?

UJS