Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Tearca lidhet me Shkupin

Ndryshe, aktualisht në disa raste për në Shkup, banorët e Komunës së Tearcës e shfrytëzojnë rrugën Jegunoc-Shkup, ndërsa me këtë lidhje do të shfrytëzohet rruga nga fshati Nerasht. Gjatë luftës së 2001-shit, kjo rrugë është hapur dhe shfrytëzuar nga banorët e Komunës së Tearcës për komunikim me Radushën.

Shkurtohet rruga e banorëve të Komunës së Tearcës për në Shkup. Nëse banorët e kësaj ane deri më tash duhej të vinin së pari në Tetovë dhe pastaj për në Shkup, për një kohë të shkurtë pritet që të aktivizohet rruga Nerasht – Jegunoc – Radushë deri në Shkup. Aktualisht ka filluar faza e parë e rregullimit të kësaj rruge e cila ka një gjerësi prej 5 metra dhe gjatësi rreth dy kilometra. Mjetet për rregullimin e kësaj rruge i ka ndarë Banka Evropiane për Zhvillim. Kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani, të martën ka qenduar për vizitë në fshatin Nerashtë, në pjesën ku punohet për rregullimin e rrugës. Ai thotë se kjo do të ndihmojë shumë në shkarkimin e rrugës Jazhincë-Tetovë.

“Në vazhdën e projekteve për përmirësimin e infrastukturës tonë kësaj radhe punohet në hapjen e rrugës nga fshati Nerasht që do të lidhet me Komunën e Jegunocit, pastaj fshatrat Vorcë drejt Radushës, në kontekst kjo rrugë do të jetë një rrugë më rëndësi vitale për të gjithë banorët e Komunës së Tearcës. Duke filluar nga Nerashti, fshati Dobrosht deri në kufi në fshatin Jazhincë, për arsye se nesër qytetarët që do të lëvizin në këtë rrugë, pra shkurtohet rruga për në Shkup të paktën 20 apo30 kilometra. Prej fshatit Nerasht deri në Tetovë ka të paktën 20 kilometra, pra qytetarët arrijnë në Shkup duke i ikur rrugës regjionale Tetovë – Jazhincë, rrugë që është e ngarkuar dhe për fat të keq mban epitetin rruga e vdekjes. Kështu me ndërtimin e kësaj rruge do të shkarkohet rruga Tetovë- Jazhincë, kurse për këtë rrugë mjetet janë të siguruara nga banka evropiane për investime dhe kap vlerën mbi 200 mijë euro, pra jemi në fazën e fillimit dhe besoj se nëse nuk del ndonjë problem, do të jemi gati për dy muaj në aktin final”, deklaroi Hasani. Ndryshe, aktualisht në disa raste për në Shkup, banorët e Komunës së Tearcës e shfrytëzojnë rrugën Jegunoc-Shkup, ndërsa me këtë lidhje do të shfrytëzohet rruga nga fshati Nerasht. Gjatë luftës së 2001-shit, kjo rrugë është hapur dhe shfrytëzuar nga banorët e Komunës së Tearcës për komunikim me Radushën.